Futboll

Bekaj në portë, Hatayspori fiton thellë ndaj Fenerbahçes

Visar Bekaj

Në ndeshjen e fundit të javës së 37-të të Superligës së Tueqisë, Hatayspori mposhti Fenerbahçen me rezultat të thellë, 4:2. Në portë te skuadra e Hataysporit ishte portieri i Kosovës, Visar Bekaj. Bekaj te Kosova është rezervist, ndërsa paraqitja ndaj Fenerbahçes u cilësua pozitive në Turqi.

Ishte humbja më e thellë e Fenerit këtë edicion. Për Hataysporin ishte ndeshja e fundit para publikut të tij në Superligë. Edicionin e ardhshëm Hatayspori do të paraqitet në Kategorinë e Dytë të Turqisë.

Fenerbahçe është në vendin e dytë, kurse Galatasaray fitoi titullin.