Futboll

Fenerbahçe e fiton ndeshjen e xhiros së dytë në Kupë

f

Fenerbahçe e ka fituar ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit C të Kupës së Turqisë. 

Të mërkurën në mbrëmje, skuadra e madhe nga Stambolli fitoi 1:0 në udhëtim te skuadra e kategorisë së tretë të futbollit turk, Beyoglu Yeni Çarshi.

Anderson Talisca e shënoi golin e vetëm në ndeshje në minutën e 82-të. Talisca shënoi edhe një tjetër gol në minutën e 95-të, por u anulua për pozitë jashtë loje nga VAR-i. 

Për Fenerbaçen ishte fitorja e parë dhe i ka tri pikë.