Futboll

Ndeshja dramatike mbyllet me fitoren e Ferizajt

f

Betim Haxhimusa i ka shënuar dy gola shumë të rëndësishëm për skuadrën e Ferizajt. 

Dhe me golat e kapitenit, Ferizaj fitoi 2:1 të shtunën në stadiumin e qytetit në Ferizaj ndaj Llapit. 

Ndeshja i takoi xhiros së 18-të, ndërsa u vendos në sekondat e fundit. 

Golin e fitores 2:1, Haxhimusa e shënoi në minutën e pestë të kohës shtesë. 

Ai realizoi nga afërsia dhe ia siguroi fitoren shumë të rëndësishme skuadrës së tij. 

Ishte po i njëjti futbollist që e realizoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e 38-të pas shkëputjes më së larti në zonë. 

Shifrat për Llapin i barazoi Muhamet Hyseni, në minutën e 63-të. 

Hyseni ndali topin në zonë dhe shënoi me kthim për 1:1. Ishte goli i gjashtë i edicionit për sulmuesin e skuadrës llapjane. 

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, në skenë u shfaq Haxhimusa për gëzimin e madh të vendësve. 

Për Ferizajn ishte fitorja e parë në në Superligë prej 29 tetorit kur e mposhti Prishtinën e Re 3:0. Më pas barazoi me Ballkanin, Gjilanin dhe Prishtinën, ndërsa u mposht nga Dukagjini, Malisheva dhe Ferizaj. 

Llapi ndërkohë nuk fiton në elitën e futbollit kosovar prej 23 nëntorit. Në atë ndeshje e kishte mposhtur Ballkanin 4:2. Ka humbur nga Dukagjini, Gjilani dhe tani Ferizaj, ndërsa e ka edhe një barazim me Malishevën. 

Ferizaj në pozitën e parafundit ka 19 pikë pas 18 ndeshjeve të luajtura, kurse Llapi mbetet në vendin e shtatë me 21 pikë, një më shumë se Drenica që është e teta, përkatësisht në zonën e barazhit. 

Në vendin e fundit është Prishtina e Re me 15 pikë. Malisheva e katërta ka 26 pikë, Drita e pesta ka 25 pikë, ndërsa Gjilani i gjashti ka 23 pikë. 

Ballkani, Prishtina dhe Dukagjini zënë tri pozitat e para. Ballkani ka 32 pikë, dy më shumë se Prishtina.

Dukagjini ka 28 pikë. Prishtina dhe Drita e kanë nga një ndeshje më pak të luajtur.


Llapi barazon rezultatin

Llapi e ka barazuar rezultatin ndaj Ferizajt në stadiumin e qytetit në Ferizaj. 

Golin për 1:1, dhe të gjashtin e këtij edicioni në elitën e futbollit kosovar, e realizoi sulmuesi Muhamet Hyseni. 

Hyseni ndali topin në zonë dhe me kthim shënoi në minutën e 63-të.


Ferizaj në pushim me epërsi prej një goli

Ferizaj ka shkuar në pushim me epërsinë e një goli. 

Të vetmin gol në ndeshjen që Ferizaj është duke e fituar 1:0 ndaj Llapit, e shënoi kapiteni Betim Haxhimusa. Haxhimusa realizoi me kokë në minutën e 38-të.


Ferizaj në epërsi ndaj Llapit

Ferizaj ka shënuar golin e parë në ndeshjen e xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës në futboll ndaj Llapit. 

Golin për 1:0 e shënoi Betim Haxhimusa. 

Kapiteni Haxhimusa u shkëput më së larti në zonë dhe realizoi në portën e portierit Marijan Çoriq në minutën e 38-të.