Skuadra e Ferizajt ka transferuar portierin Kai McKenzie-Lyle. McKenzie-Lyle ka të kaluar te Liverpooli U23.
28-vjeçari te Ferizaj u transferua si lojtar i lirë pasi që i skadoi kontrata me klubin e kategorisë së gjashtë të futbollit anglez, Dagenham & Redbridge.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPortieri shtatlartë pjesë e grupmoshës U23 te Liverpooli ishte nga viti 2020 deri në vitin 2022.
Kai McKenzie-Lyle është i lindur në Angli por e përfaqëson Guajanën. Me Përfaqësuesen e Guajanës ka zhvilluar 14 ndeshje.
“Zyrtarizojmë ardhjen e portierit 28-vjeçar Kai McKenzie-Lyle për të forcuar repartin e portës. I formuar në akademinë e Barnet, si dhe pjesë e Liverpool U23, Kai sjell përvojë, siguri dhe prezencë të fortë në portë”, ka shkruar Ferizaj.