Mesfushori Bruno Fernandes ka vendosur që të qëndrojë edhe më gjatë te skuadra e Manchester Unitedit.
Kapiteni i Unitedit, Fernandes, e ka refuzuar ofertën e skuadrës nga Arabia Saudite, Al-Hilal.
Al-Hilali i kishte ofruar Fernandesit pagë prej 700 mijë euro në javë, por portugezi pasi është konsultuar me familjen e tij ka vendosur që ta refuzoj atë ofertë.
Këtë e ka bërë të ditur të martën “TalkSport”.
Mësohet se klubi arab i ofroi Unitedit mbi 100 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e Fernandesit.
Fernandes është lider i mesfushës te gjiganti anglez. Trajneri i Unitedit, Ruben Amorim, ka insistuar që ta mbaëj në skuadër Fernandesin edhe për një edicion tjetër.
Edhe
Fernandesi nuk ka interesim për futbollin saudit
Amorim është deklaruar shumë herë se Fernandes është pjesë e projektit të tij.
30-vjeçari Fernandes ishte golashënuesi më i mirë i Unitedit në edicion 2024/25. Mesfushori me tipare sulmuese në 57 ndeshje ka shënuar 19 gola dhe ka bërë 19 asistime.
Pjesë e Unitedit është nga viti 2020. Kontrata i përfundon në verën e vitit 2027.