Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) të martën i shpall më të mirët e vitit.
Çmimet e FIFA-s, “The Best”, do të ndahen gjatë ceremonisë së veçantë që do të mbahet në Doha të Katarit, nga ora 18:00.
FIFA për herë të dhjetë ndan çmimet “The Best”, ndërsa ka njoftuar se do të marrin pjesë 800 të ftuar, përfshirë presidentin Gianni Infantino dhe personalitete të ndryshme.
FIFA ka bërë të ditur se në shumicën e çmimeve votat e publikut kanë vlerë të madhe.
Më të mirët do të vlerësohen edhe në bazë të votave të trajnerëve dhe kapitenëve të përfaqësueseve dhe të përfaqësueseve të mediave.
Për çmimin kryesor, atë të futbollistit më të mirë të vitit, konkurrojnë: Ousmane Dembele, Achraf Hakimi, Harry Kane, Kylian Mbappe, Nuno Mendes, Cole Palmer, Pedri, Raphinha, Mohamed Salah, Vitinha dhe Lamine Yamal.
Vitin e kaluar e fitoi Vinicius i Real Madridit. Lionel Messi e ka fituar tri herë çmimin “The Best”, dy herë Cristiano Ronaldo, dy herë Robert Leëandoëski dhe një herë Luka Modriq.
Për këtë vit favorit vlerësohet Ousmane Dembele. Kështu ka raportuar të hënën “Mundo Deportivo”.
Për trajner të vitit konkurrojnë: Javier Aguirre, Mikel Arteta, Luis Enrique, Hansi Flick, Enzo Maresca, Robert Martinez dhe Arne Slot.
Në futbollin e femrave favorite është Aitana Bonmati.
Për portier të vitit konkurrojnë: Alison Becker, Thibau Courtois, Gianluigi Donnarumma, Emiliano Martinez, Manuel Neuer, David Raya, Yann Sommer dhe Wojciech Szczesny
FIFA i ndan edhe disa çmime të tjera.
“Topi i Artë” mbetet çmimi kryesor individual në futboll. Ylli i Paris Saint-Germainit, Ousmane Dembele, fitoi Topin e Artë për edicionin 2024/2025. 28-vjeçari u shpall futbollisti më i mirë në botë në ceremoninë e mbajtur në shtator në Paris.
Futbollistja më e mirë e edicionit të kaluar ishte shpallur Aitana Bonmati e Barcelonës dhe Spanjës.