Futboll

Fillim i mbarë i kapitenit Xhaka te Sunderlandi

Xhaka

Granit Xhaka e ka nisur mbarë aventurën në Premier League me Sunderlandin. 

Mesfushori Xhaka me Sunderlandin kanë shënuar fitore ndaj West Ham Unitedit me rezultatin 3:0 në ndeshjen hapëse të edicionit të ri në elitën angleze të futbollit. 

Xhaka ishte kapiten e Sunderlandit dhe e kompletoi ndeshjen. 

Sulmuesi spanjoll, Eliezer Mayenda, e realizoi golin e parë në minutën e 61-të. 

Mbrojtësi Daniel Ballard në minutën e 73-të shënoi për 2:0. 

Realizatori i golit të fundit ishte francezi Ëilson Isidor në minutën e 92-të.

32-vjeçari Xhaka te Sunderlandi u transferua më 30 korrik nga Bayer Leverkuseni për 15 milionë euro.

Ai me klubin anglez ka nënshkruar kontratë trevjeçare.