Kroacia ka shnënuar fitore bindëse ndaj Malit të Zi. Të hënën mbrëma kroatët e udhëhequr në fushë nga Luka Modriqi fituan 4:0.
Modriqi asistoi në golin e parë të cilin e shënoi Kristijan Jakiq në minutën e 35-të. Andrej Kramariq shënoi për 2:0 në minutën e 51-të, ndërsa Edvin Kuq realizoi autogol në minutën e 85-të.
Ivan Perishiq e shënoi golin e katërt për Kroacinë në minutën e 92-të.
Ndeshja në Zagreb i takoi Grupit L të kualifikimeve për Botëror. Kroatët e shënuan fitoren e katërt rresht dhe udhëheqin në grup me 12 pikë.
12 pikë nga pesë ndeshja i ka Çekia.
Mali i Zi mbetet me gjashtë pikë.