Milani ka shënuar fitore bindëse 3:0 ndaj Udineses.
Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma i takoi xhiros së katërt të Serie A.
Për Milanin ishte fitorja e tretë radhazi. Në ndeshjen hapëse të edicionit 2025/26 u mposht nga Cremonese.
Christian Pulishiq e hapi serinë e golave në minutën e 40-të.
Për 2:0 realizoi Youssouf Fofana në minutën e 46-të.
Shtatë minuta më pas, Pulishiq, e realizoi edhe golin e tretë.
Te “kuqezinjtë” mungoi mesfushori shqiptar, Ardon Jashari, për shkak të lëndimit.
Për Udinesen ishte disfata e parë pas dy fitoreve e një barazimi.
Milani ka nëntë pikë dhe e zë vendin e tretë. Udinese ka dy pikë më pak dhe renditet në pozitën e gjashtë.