Futboll

Fitore e thellë e Realit, shkëlqen Mbappe

Kylian MBappe

Foto: Associated Press

Real Madridi ka fituar thellë, 4:0 ndaj Valencias. 

Ndeshja e cila u zhvillua të shtunën i takoi xhiros së 11-të të La Ligas. 

Për Realin shkëlqeu sërish sulmuesi francez, Kylian Mbappe, duke i realizuar dy gola. 

Fillimisht Mbappe në minutën e 19-të e realizoi golin e parë, kurse në minutën e 31-të e shënoi të dytin. 

Jude Bellingham ishte realizatori i golit të tretë në minutën e 44-t. 

Një minutë më herët, Vinicius Junior, humbi penallti. 

Golin e fundit e shënoi Alvaro Carreras në minutën e 82-të. 

Reali është lider me 30 pikë. Valencia e zë vendin e 18-të me nëntë pikë.