Arsenali ka mbajtur diferencën e pikëve me Manchester Cityn, pas fitores shumë të vështirë ndaj West Hamit.
Arsenali, që ishte mysafir, fitoi 1:0 ndaj West Hamit të dielën, në kuadër të xhiros së 36-të të Premier Leagues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin me vlerë të madhe e shënoi Leandro Trossard në minutën e 83-të. Asistues ishte Martin Odegaard.
Sfida u bë shumë dramatike në minutat shtesë. Në minutën e 95-të shënoi Callum Wilson. Goli për 1:1 u pranua, por më pas u rishikua VAR-i, me dyshimin për faul në portierin e Arsenalit.
Pas rishikimit të VAR-it u konfirmua se portieri David Raya është penguar në mënyrë të palejuar nga Pablo. Dhe goli u anulua. Festa e tifozëve dhe lojtarëve të Arsenalit ishte e zjarrtë.
Dy xhiro para fundit, Arsenali është lider me 79 pikë, pesë më shumë se Manchester City i vendit të dytë. City e ka një ndeshje më pak të luajtur.
Skuadra e Mikel Artetas më 18 maj luan në shtëpi ndaj Burnleyt, ndërsa më 24 maj, në kuadër të xhiros së fundit, luan në udhëtim ndaj Crystal Palace. Nëse i fiton dy ndeshjet, Arsenali shpallet kampion, pavarësisht rezultateve të Manchester Cityt.
Skuadra e Pep Guardiolas, Manchester City, të mërkurën e luan ndeshjen e mbetur ndaj Crystal Palace. Më 19 maj luan në udhëtim ndaj Bournemouthit, ndërsa në xhiron e fundit, më 24 maj, e pret Aston Villan.
West Hami mbetet në vendin e 18-të me 36 pikë. Kjo pozitë dërgon në kategorinë e dytë.