Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, me Comon janë duke kaluar formë shumë të mirë në Serie A.
Como të shtunën pasdite e mposhti në udhëtim Parman me rezultatin 1:0 në kuadër të javës së 35-të të elitës së futbollit italian.
Kjo ishte fitorja e pestë rresht e Comos në ligë. Como xhiron e kaluar e siguroi mbijetesën.
Golin e fitores për mysafirët e realizoi Gabriel Strefezza në minutën e 79-të.
Vojvoda u paraqit deri në minutën e 83-të dhe ishte prej më të mirëve te skuadra e tij.
Como ka 45 pikë dhe e zë vendin e dhjetë. Parma renditet në pozitën e 16-të me 32 pikë. Po lufton për mbetje në ligë.
Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe tri xhiro.