Skuadra e Milanit e ka shënuar fitoren e tretë rresht në ligë.
Milani të premten mbrëma e mposhti Bolognan në shtëpi me përmbysje të rezultatit 3:1. Kjo ndeshje i takoi javës së 36-të të Serie A. Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe dy xhiro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRiccardo Orsolini i kaloi në epërsi mysafirët në minutën e 49-të.
Vendësit shifrat i barazuan në minutën e 73-të me golin që e realizoi Santiago Tomas Gimenez.
Gjashtë minuta më pas, Christian Pulishiq, e realizoi golin e epërsisë për 2:1.
Gimenez e realizoi golin e dytë personal dhe të fundit në ndeshje në minutën e 93-të.
Milani ka 60 pikë në vendin e tetë. Dy pikë më shumë i ka Bologna një pozitë më lartë.