Trajneri Hansi Flick ka thënë se atmosfera te Barcelona është e veçantë.
Tutje ka shtuar se skuadra e tij do të mundohet të bëj çdo gjë për të triumfuar në “El Clasicon” e së dielës, e ta fitojë titullin në La Liga.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Atmosfera, lidhja mes lojtarëve është diçka shumë e veçantë. Kemi lojtar me shumë kualitet, lojtar të klasës botërore. Lidhja mes secilit është e shkëlqyer. Ta fitojmë titullin e dytë rresht me këtë ekip do të ishte e pabesueshme. Lojtarët kanë bërë punë fantastike dhe tani e duam titullin, të dytin rresht, që do të ishte e shkëlqyer dhe jo e zakonshme këtu në Spanjë”, ka deklaruar Flick.
Flick ka thënë se nuk dëshiron t’i komentojë ngjarjet e fundit te Real Madridi, por ka theksuar se janë gjëra që në futboll dhe në jetë mund të ndodhin.
Barcelona vetëm një herë e ka fituar titullin matematikisht pas një ndeshjeje me Real Madridin.
Kishte ndodhur në vitin 1932 pas barazimit 2:2. Ishte triumfi i parë në elitën spanjolle për Barcelonën.