Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Foda: Edhe pse është miqësore duam të fitojmë

Franco Foda

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda në konferencë ka folur për miqësoren ndaj Çekisë. Ai ka thënë se po përgatiten për ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve.

“Ne do të luajmë ndaj një ekipi të fortë. Disa lojtarë mungojnë për shkak të lëndimeve. Edhe pse është miqësore duam të fitojmë. Duam të paraqitemi sa më mirë. Do të përgatitemi për ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve”, ka thënë Foda.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjithashtu ai tregoi se kanë pasur seanca të mira stërvitore që nga grumbullimi kur kanë filluar të mërkurën. 

“Kemi pasur disa futbollistë të rinj, e rëndësishme ishte që ata t’i kuptojnë idetë tona. Do të mundohemi që stërvitjet taktike që i kemi pasur, t’i aplikojmë në fushën e lojës nesër”, tha ai.

Lexo përditësimet tjera
Franco Foda

Kosova do të luajë me guxim ndaj Çekisë

Kosova do të luajë me guxim dhe do të bëj lojë sulmuese ndaj Republikës së Çekisë...