Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fonseca do të jetë pasardhësi i Piolit te Milani

Paulo Fonseca

Paulo Fonseca pritet të jetë zëvendësuesi i Stefano Piolit te skuadra e Milanit.

Të hënën eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ka raportuar se drejtuesit e Milanit janë shumë afër marrëveshjes me trajnerin Paulo Fonseca dhe pritet që së shpejti të zyrtarizohet në krye të skuadrës italiane.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Portugezi do të nënshkruaj kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Mësohet se Fonseca do të ketë një pagë prej 2.5 milionë euro në vit te skuadra e Milanit.

51-vjeçari aktualisht është trajner i skuadrës së Lillet. Kontrata me skuadrën franceze i përfundon në verën e këtij viti.

Fonseca ka drejtuar edhe disa skuadra si Roma, Shakhtar Donetsk, Braga e Porto.