Njëri ekip shënon 2.75 gola për ndeshje, tjetri pranon 0.43 gola për ndeshje. Në finalen e Ligës së Kampionëve më 30 maj në Budapest të Hungarisë, ekipi me sulmin më të mirë do të përballet me mbrojtjen më të mirë.
Fituesi në fuqi i Championsit, Paris Saint-Germaini, i ka shënuar 44 gola në 16 ndeshje. Kjo do të thotë se rekordi prej 45 golave i Ligës së Kampionëve brenda një sezoni, mund të bjerë. Rekordi mbahet nga Bacelona që prej edicionit 1999/2000. Klubi nga Katalonja i luajti 16 ndeshje në atë vit, ndërsa Rivaldo i shënoi 10 gola. Megjithatë, Barcelona mungoi në finale. Në finale luajti Real Madridi ndaj Valencias.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArsenali, që u kualifikua direkt në 1/8 e finales dhe i luajti dy ndeshje më pak se PSG-ja, i ka pranuar gjashtë gola në 14 ndeshje. Ekipi i vetëm i pamposhtur në garë, me tetë fitore në fazën e ligës, i ka pranuar vetëm dy gola në gjashtë ndeshjet e fazës nokaut, por i ka shënuar vetëm gjashtë po ashtu.
Arsenali në finale për herë të parë në 20 vjet
Eksperienca në Ligën e Kampionëve shkon në favor të PSG-së në Budapest. Për ekipin francez, do të jetë finalja e tretë në gjashtë vjet. Pasi u mposht në finale nga Bayern Munichu 1:0 në vitin 2020, parisienët e fituan “Kupën Evropiane” për herë të parë vitin e kaluar, pas fitores së thellë 5:0 ndaj Interit.
Ky trofe mungon në vitrinën e Arsenalit. Paraqitja e vetme e “topçinjve” në finale ishte para 20 vjetësh. Në atë kohë, Arsenali me lojtarë si Robert Pires, Cesc Fabregas, Fredrik Ljunberg dhe Thierry Henry, humbi 2:1 nga Barcelona. Arsenali herët kishte mbetur pa portierin Jens Lehmann që ishte përjashtuar me të kuq.
PSG-ja e eliminoi në gjysmëfinale Arsenalin vitin e kaluar
Vitin e kaluar u zhvilluan tri ndeshje mes PSG-së dhe Arsenalit. Skuadra angleze fitoi në fazën e ligës 2:0, por i humbi të dyja ndeshjet e gjysmëfinales, 1:0 dhe 2:1. Katër ndeshjet e tjera u zhvilluan para 10, respektivisht 32 vjetëve.
Dhe përfundimisht, Budapesti do t’i shohë nën udhëheqje të skuadrave dy trajnerë spanjollë. Luis Enrique është në krye të PSG-së prej korrikut të vitit 2023, ndërsa Mikel Arteta e nisi udhëheqjen e Arsenalit në dhjetor të vitit 2019.
Luis Enrique e ka fituar tashmë dy herë trofeun e Ligës së Kampionëve si trajner. Ai madje e arriti “tripletën” me Barcelonën në edicionin 2014/15 dhe me PSG-në në edicionin 2024/25. Të njëjtën gjë nuk mund ta përsërisë në këtë sezon. Përderisa PSG-ja është afër që ta fitojë Ligue 1 të Francës për herën e pestë rresht, kjo skuadër u eliminua në 1/16 e finales së Kupës së Francës.