Futboll

Futbollistet e Kosovës U17 siguruan kalimin në Ligën A

Kosova U-17 futbolliste

Falë humbjes së Sllovenisë U17 nga Islanda U17 me rezultat 3:0 të martën, futbollistet e Kosovës U17 do të paraqiten në Ligën A për kualifikimet për Evropianin 2026. 

Kosova e ka siguruar kalimin në Ligën A nga vendi i dytë. Të përzgjedhurat e Sanije Krasniqit e mbyllën në vendin e dytë në Grupin B të Ligës B ciklin kualifikues. Kishin pikë të barabarta me Uellsin. Por kalimi në Ligën A u konfirmua pas humbjes së Sllovenisë ndaj Islandës.

Është hera e katërt rresht që Kosova U17 kalon nga Liga B në Ligën A.