Një person ka marrë lëndime trupore dhe po trajtohet në QKUK pas një aksidenti në rrugën “Prishtina” në Prizren.
Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se aksidenti është shkaktuar nga një person i cili po voziste në gjendje të dehur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është arrestuar i dyshuari pasi dyshohet se derisa ka qenë duke drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar aksident trafiku duke goditur veturën e cila drejtohej nga viktima mashkull”, thuhet në njoftim.
Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe pas pranimit të tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit është dërguar në QKUK për tretman te mëtutjeshëm.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.