Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Futbollisti shqiptar vazhdon të marrë vëmendje në Serbi

Driton Camaj.

Një veturë prej 1500 eurosh, grup i pandarë në dhomat e zhveshjes dhe në një qytet që jeton për futbollin.

Kështu e nis shkrimin mediumi serb “Blic” për futbollistin shqiptar të Novi Pazarit, 29-vjeçarin Driton Camaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Camaj ka dhënë intervistë të gjatë dhe ka folur për ditët si fëmijë e po ashtu për karrierën që vlerësohet e suksesshme. Camaj ka thënë se modestia, puna dhe atmosfera në ekip janë tri gjërat që e kanë bërë shumë pozitiv këtë edicion të Novi Pazarit.

“Mua nuk më duhet një veturë e shtrenjtë në Pazar, u kam thënë prindërve se dua ta mbaj veturën time. U kam thënë më sillni ‘Polon’, do të më shërbejë shumë në Novi Pazar. Ne shkuam në stërvitje dhe çdo gjë ishte mirë. Pas stërvitjes pranova 20 mesazhe dhe thashë me vete se çfarë po bëhet. E hapa telefonin dhe e pashë ‘bisha në veturën që kushton 1500 euro’”, ka deklaruar Camaj.

Novi Pazari është klub i qytetit në afërsi të kufirit me Kosovën në të cilin shumica e banorëve janë boshnjakë. Por po shkëlqen në këtë edicion në kampionatin elitar të Serbisë. Aktualisht është i katërti me 45 pikë dhe ka ecuri prej katër fitoreve. Camaj ndërkohë ka kontribuuar me pesë gola e një asistim në gjashtë paraqitjet e deritashme në kampionatin e Serbisë.    

“Katër fitore rresht, tri prej tyre pa pranuar gol. Me të vërtetë punë e jashtëzakonshme nga të gjithë djemtë. Do të doja t’i përgëzoja lojtarët fillimisht pasi po bëjnë punë të shkëlqyer, e më pas edhe stafin e trajnerëve sepse pa ta nuk do të ishte e mundur”, është shprehur Camaj.

Ndeshjen e radhës Novi Pazari e luan ndaj Çukariçkit, ndërsa Camaj synon tjetër fitore me ndihmën e madhe të tifozëve.

Camaj u transferua te Novi Pazari më 19 janar, me kontratë të vlefshme deri në verë. Ai është nga Malësia dhe i ka 28 paraqitje e dy gola për Malin e Zi.

Karrierë ka bërë te Buduqnosti i Podgoricës, Inter Zapreshiqi i Kroacisë, Deçiqi i Tuzit, Lovçeni i Cetinës e Iskra Danilovgradi. Për pesë vjet u paraqit te Kisvarda në Hungari, ndërsa luajti edhe për Kecskemetin. Së fundmi ishte tek Astana në Kazakishtan. Ai tani e mban fanellën me numrin 10 dhe luan si sulmues i krahut. Camaj është pyetur edhe nëse një ditë mund të paraqitet për Partizanin e Beogradit. Ai e ka lënë të hapur një lëvizje të tillë.

“E shoh Partizanin në vështirësi dhe Partizani është klub i madh me shumë tifozë. Po ashtu kam aty shumë shokë me të cilët luaj te përfaqësuesja e Malit të Zi, me disa prej tyre kam edhe shoqëri private, me Miliqin për shembull. Kështu që nuk i di planet e tyre dhe të mia, por nuk po përjashtoj asgjë”, është shprehur Camaj.