Me Bayern Munichun që është shkëputur në elitën e futbollit gjerman, skuadrat e tjera do të luftojnë për të zënë vendet tjera që në edicionin e ardhshëm dërgojnë në Ligën e Kampionëve.
Vendet dy, tre dhe katër aktualisht i mbajnë Dortmundi me 52 pikë dhe Hoffenheimi e Stuttgarti me nga 46 pikë. Por në garë janë edhe Leipzigu, që renditet i pesti me 44 pikë dhe Bayer Leverkuseni që ka 43 pikë në vendin e gjashtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDortmundi të shtunën nga ora 18:30 luan në udhëtim te Kolni, kurse Hoffenheimi i Albian Hajdarit, Leon Avdullahut dhe Fisnik Asllanit, ballafaqohet me Heidenheimin e Diant Ramajt dhe Arijon Ibrahimoviqit. Kjo ndeshje, që i takon xhiros së 25-të të Bundesligës, luhet të shtunën nga ora 15:30.
Heidenheimi është i fundit me vetëm 14 pikë.
Mainz – Stuttgart, Leipzig – Augsburg dhe Freiburg – Leverkusen, që luhen të shtunën nga ora 15:30, do të kenë vëmendje po ashtu.