Portieri i Barcelonës, Joan Garcia, e ka komentuar ndërhyrjen e ashpër që bëri Vedat Muriqi ndaj tij.
Muriqi pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj Garcias u ndëshkua direkt me karton të kuq në disfatën që e pësoi Mallorca 3:0 nga Barça të shtunën mbrëma në ndeshjen hapëse të edicionit të ri në La Liga.
Spanjolli Garcia pas ndeshjes deklaroi se Muriqi e ka goditur në fytyrë.
“Më goditi në fytyrë. Nëse VAR-i tha se ishte karton i kuq, mendoj se është ashtu”, u shpreh 24-vjeçari.
Garcia te gjiganti katalunas u transferua më 1 korrik nga Espanyoli për 25 milionë euro.