Trajneri Gian Piero Gasperini është i lumtur që Roma e ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.
Roma të dielën e mposhti Veronan me rezultatin 2:0 në kuadër të xhiros së fundit të Serie A. E përfundoi kampionatin në vendin e tretë me 73 pikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRoma është kthyer në “Champions” pas shtatë vjetësh mungesë.
“Ishte një mbrëmje e mrekullueshme, një mbrëmje e vështirë, pasi Verona ka luftuar shumë kohët e fundit. Ne luftuam më shumë kur Verona mbeti me 10 lojtarë. Ndoshta kishte tension, presion për ta përfunduar ndeshjen, kështu që nuk krijuam shumë raste. Që nga fillimi ky grup punoi shumë fort. Ne e nisëm mirë, fituam besueshmëri te tifozët tanë, duke parë stadiumin gjithmonë të mbushur plot. Ishte një sezon i vështirë në shumë mënyra. E shoh mënyrën se si punojnë këta djem dhe, pavarësisht disa rezultateve negative, patëm ndjesinë se po rriteshim”, u shpreh Gasperini, shkruan të hënën “Football Italia”.
68-vjeçari Gasperini e mori drejtimin e Romës në qershor të vitit të kaluar. Kontrata i skadon në vitin 2028.