Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Girona fiton një pikë në garën për mbijetesë në Spanjë

Girona

Girona fitoi një pikë kundër Real Sociedadit në garën për mbijetesë në La Liga.

Ndeshja ndërmjet këtyre skuadrave u zhvillua të enjten mbrëma dhe i takoi xhiros së 36-të të La Ligas spanjolle.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Girona pësoi gol në minutën e 28-të.

Golin për Sociedadin e shënoi Jon Martin, por një pikë të vlefshme në garë për ekzistencë, ia siguroi Cristhian Stuani me golin e shënuar në minutën e 66-të.

Girona është e 15-ta me 40 pikë, kurse Sociedadi mbetet në vendin e tetë me 45 pikë.