Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, dha një tjetër “leksion” taktik në përballjen ndaj Bayern Munich, duke treguar pse konsiderohet një nga mendjet më të veçanta të futbollit modern.
Edhe pse rrallëherë përmendet mes trajnerëve më të mëdhenj në botë, Enrique është shumë pranë trofeut të tretë në Ligën e Kampionëve dhe ndeshja e fundit ndaj Bayernit ishte një tjetër dëshmi e zgjuarsisë së tij taktike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSpanjolli arriti ta neutralizojë pothuajse plotësisht lojtarin më të rrezikshëm të Bayernit, Michael Olise. Edhe pse anësori francez pati disa depërtime, ai nuk arriti të krijonte raste konkrete para portës së Matvei Safonovit.
Sekreti qëndronte te një detaj i vogël, por jashtëzakonisht i menduar: Enrique i kishte kërkuar portierit Safonov që çdo rivënie nga zona ta dërgonte topin në anën ku vepronte Olise.
Në pamje të parë, dukej sikur PSG-ja po ia “falte” posedimin Bayernit, por në realitet kjo ishte pjesë e planit. Sa herë që topi shkonte në atë zonë, Enrique u kërkonte menjëherë lojtarëve të tij ta mbingarkonin krahun përkatës.
VIDEO:
Safonov diinstruksikan untuk sengaja goal kick ke arah area Olise, diminta kenceng bgt sampai lemparan ke dalam
Alasannya? Biar bisa overload sisinya Olise, jadi lebih gampang ngepress Olise.
Jujur ini brilian!!!
Taktik begini saya pikir kok terinspirasi dari american… pic.twitter.com/7FRjNhNT7k— Si Paling Sepakbola Spanyol (@LaLigaLocaID) May 7, 2026
Kjo bëri që Olise të përballej vazhdimisht me dy ose më shumë lojtarë dhe të mos kishte hapësirat që i nevojiten për depërtimet karakteristike. Për shkak të përqendrimit të madh të lojtarëve në atë anë, Bayerni e kishte shumë të vështirë të ndërtonte aksione të rrezikshme.
Me këtë lëvizje, Enrique jo vetëm që pranoi me vetëdije t’ia linte topin kundërshtarit, por fitoi kontrollin e zonës më të rëndësishme të fushës. PSG-ja më pas ushtronte presion të menjëhershëm në atë krah, duke prishur organizimin ofensiv të Bayernit.
Situata u përsërit disa herë gjatë ndeshjes, çka tregon se nuk ishte rastësi, por një plan i menduar deri në detajin më të vogël nga trajneri spanjoll.