Gjeorgjia ka fituar thellë në udhëtim tek Armenia në ndeshjen e parë të plejofit për mbetje apo inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Gjeorgjianët mposhtën armenët të enjten mbrëma 3:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjeorgjia përfundoi e treta në Grupit B1 me shtatë pikë, aq sa kishte edhe Shqipëria që ka rënë në Ligën C.
Ndërkohë, Armenia ishte e dyta në Grupin C4.
Giorgi Kochorashvili dhe Georges Mikautadze shënuan në pjesën e parë. Sulmuesi i Lyonit, Mikautadze, e shënoi një tjetër gol në pjesën e dytë për fitoren e thellë.
Ndeshja kthyese luhet pas tre ditësh.