Futboll

Gjilani mposht Llapin për fitoren e tretë rresht

SC Gjilani

Gjilani ka hyrë në seri të mirë të rezultateve duke regjistruar fitoren e tretë rresht në të gjitha garat.

Gjilani të dielën pasdite e mposhti Llapin në shtëpi me rezultatin, 3:0. Ndërkohë për Llapin ishte disfata e dytë rresht në elitë. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Sabit Bilali e shënoi golin e parë për skuadrën e Debatik Currit në minutën e 47-të. Dhjetë minutë më pas, Mevlan Adili shënoi gol të bukur nga afërsia për 2:0. Ai u asistua nga Armend Thaqi.

Senad Jaroviq e shënoi golin e tretë në minutën e 87-të.

Llapi nga minuta e gjashtë luajti me një futbollist më pak në fushë. Sulmuesi Axel Gnapi u ndëshkua direkt me karton të kuq pas ndërhyrjes së ashpër që kishte ndaj portierit të Gjilanit, Vokli Laroshi. Ambulanca hyri në fushë por nuk pati nevojë për intervenim. Shtabi teknik i Gjilanit për të mos rrezikuar vendosi që ta zëvendësojë Laroshin me Aridon Bllacën.

Gjilani me këtë fitore është ngritur në pozitën e gjashtë me 22 pikë. Llapi ka dy pikë më pak një pozitë më poshtë.

Lexo përditësimet tjera
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK)

Prishtina barazon me Ferizajn, Gjilani mposht Llapin