Portieri Kenan Haxhihamza nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Gjilanit.
Klubi gjilanas ka njoftuar të shtunën se ka shkëputur kontratën me Haxhihamzën.
Në njoftimin e klubit bëhet e ditur se shkëputja e kontratës është bërë me marrëveshje të dyanshme.
Gjilani e ka falënderuar Haxhihamzën për kontributin që e ka dhënë në edicionin e kaluar.
28-vjeçari Haxhihamza te Gjilani u transferua vitin e kaluar nga Dukagjini.
Ai në të kaluarën ka qenë pjesë e disa skuadrave në Kosovë si Ballkani dhe Rahoveci.
Haxhihamza ishte portieri i parë i Gjilanit në edicionin 2024/25.