Mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, realizoi një gol të hënën mbrëma. Por goli i realizuar nga kapiteni i Shqipërisë në minutën e 91-të u anulua.
Skuadra e tij Atalanta fitoi 2:1 ndeshjen e javës së 24-t të Serie A.
Atalanta mposhti 2:1 Cremonesen me golat e Nikola Krsoviqit dhe Davide Zappacostas.
Atalanta zë vendin e shtatë me 39 pikë.