Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Goli i Balotellit i fundit në Botëror për Italinë

Mario Balotellit

Goli i Mario Balotellit ndaj Anglisë më 14 qershor të vitit 2014 është i fundit që Italia e ka shënuar në një Kupë të Botës. 

Balotelli ka thënë se është krenar që është italian, pavarësisht se Italia u eliminua nga Bosnjë-Hercegovina dhe nuk do të luajë në Botërorin e këtij viti. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Është hera e tretë rresht që Italia ka dështuar të kualifikohet në ngjarjen globale. 

Italia ishte pjesëmarrëse në Botërorin 2014, por u eliminua në fazën grupore. 

Në grup ishin edhe Anglia, Kosta Rika dhe Uruguai. 

Italia e kishte fituar ndeshjen me Anglinë me golat e Claudio Marchisios e Balotellit, por kishte humbur 1:0 nga Kosta Rika dhe Uruguai. 

35-vjeçari tani luan tek Al-Ittifaq në Emiratet e Bashkuara Arabe.