Futboll

Goli i McTominayt, më i miri i muajit tetor në Serie A

Scott McTominay

Goli i shënuar nga Scott McTominay në fitoren 3:1 të Napolit ndaj Interit, është votuar si më i miri në Serie A në muajin tetor. 

“Goli i shënuar nga mesfushori i Napolit në ndeshjen ndaj Interit më 25 tetor është votuar më së shumti nga lexuesit në rrjete socialet sociale të Lega Serie A”, shkruhet në njoftim. 

McTominay ka katër gola të shënuar e një asistim në 13 ndeshje për Napolin, në të gjitha garat e edicionit aktual.