Futboll

Granit Xhaka, kapiten Sunderlandit

Granit Xhaka

Klubi i Premier Leagues së Anglisë, Sunderland, ka njoftuar sot se Granit Xhaka do ta mbajë shiritin e kapitenit për stinorin e ardhshëm. 

Xhaka kishte qenë kapiten edhe te Borussia Monchengladbachu, Arsenali e herë pas here edhe te Bayer Leverkuseni. 

Ai gjithashtu kishte qenë kapiten i Zvicrës që nga viti 2020, me të cilën i ka luajtur 137 ndeshje. 

“Më bën jashtëzakonisht krenar që jam kapiten i klubit dhe i kësaj skuadre. Shpresoj të tregoj lidershipin tim brenda dhe jashtë fushës, duke ndihmuar shokët e mi të ekipit në fushën stërvitore dhe po ashtu nëpër ndeshje. Të jem pjesë e historisë së Sunderlandit, së bashku me disa emra tjerë që e kanë mbajtur më herët shiritin e kapitenit., është nder. Njerëzit që më njohin e dinë saktësisht se çfarë do të marrin – unë jam dikush që kërkon shumë. Unë jam fitues dhe dua  të fitoj- Pres të njëjtën nga shokët e mi të skuadrës”, tha 32-vjeçari. 
 

Xhaka, i cili ka një përvojë të gjatë në nivelet më të larta të futbollit evropian, pritet të jetë shtylla kryesore e skuadrës angleze. Sunderlandi synon të kthehet fuqishëm në skenën e madhe, duke u mbështetur te përvoja dhe karakteri i fortë i kapitenit të ri.

VIDEO: