Manchester City mund të përballet me një mungesë shumë të madhe për dy ndeshjet e ardhshme në Premier League.
Qendërsulmuesi Erling Haaland e lëndoi kyçin e këmbës në ndeshjen ndaj Bournemouthit të dielën dhe u detyrua të zëvendësohej në minutën e 61-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCity e mposhti në udhëtim Bournemouthin me rezultatin 2:1 dhe e siguroi gjysmëfinalen e Kupës FA.
Në fitoren e kampionit në fuqi të Anglisë, Cityt, Haaland e realizoi golin e parë por humbi penallti.
24-vjeçari Haaland është në dyshim për t’u paraqitur në ndeshjet ndaj Leicester Cityt dhe Manchester Unitedit.
Për norvegjezin Haaland ky është lëndimi i dytë që e pëson këtë edicion.
Haaland është sulmuesi kryesor i skuadrës së drejtuar nga trajneri Pep Guardiola.
Ai është golashënuesi i dytë më i mirë në elitën e futbollit anglez.
Në 28 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion në kampionatin anglez ka shënuar 21 gola.