Futboll

Haas tregon çka e pret Xhakën te Sunderlandi

Granit Xhaka edhe zyrtarisht lojtar i Sunderlandit

I gjithë qyteti i Sunderlandit është shumë i dhënë pas futbollit. Kështu ka thënë Bernt Haas, ish-futbollisti i njohur zviceran, tani drejtor sportiv i Schaffhausenit. 47-vjeçari ka luajtur për Sunderlandin një edicion. 

Të mërkurën Granit Xhaka e finalizoi transferimin te Sunderlandi nga Bayer Leverkuseni.

“Futbolli është shumë i rëndësishëm në atë regjion. Njerëzit shkojnë në punë me fanella futbolli”, ka thënë Haas për “Blick”.

Ai ka folur lidhur me atë që e pret Xhakën në klubin e ri.

Newcastle Unitedi është rival i madh i Sunderlandit.

“Derbi i Zurichut nuk është asgjë në krahasim me atë derbi”, ka theksuar Haas. Ai ka bërë karrierë edhe në Francë e Gjermani, pos në Zvicër e Angli. Për Zvicrën i ka luajtur 36 ndeshje.

“Në rrugë për në stadium, autobusi i skuadrës shoqërohet nga një numër i madh policësh. Nuk kam parë asgjë të tillë”, ka theksuar Haas.

Ka shumë rivalitet edhe në fushë kur Sunderlandi luan me Newcastlen.

Haas ka thënë se nuk e di pse Xhaka vendosi për Sunderlandin. 

“Por qartë se ai është i entuziazmuar nga mundësia. Dhe natyrisht se do ta ndihmojë ekipin. Graniti nuk ka se çka të dëshmohet më”, ka theksuar Haas.