Futboll

Hadërgjonaj pritet të kalojë te një skuadër tjetër turke

Florent Hadergjonaj

Florent Hadërgjonaj që aktualisht është futbollist i Alanyasporit, pritet që në edicionin e ardhshëm të luajë për Kocaelisporin. 

Ky ekip do të garojë sërish në elitën e futbollit të Turqisë pas 16 vjetësh, pasi ka siguruar promovimin në Superligë nga vendi i parë me 72 pikë. 

Hadërgjonaj në edicionin aktual për Alanyasporin ka luajtur në 34 ndeshje, ndërsa ka kontribuuar me pesë gola e po aq asistime. 

Mbrojtësi i krahut të djathtë që përfaqëson Kosovën pëlqehet shumë nga drejtuesi e skuadrës së Kocaelisporit. 

Tel Alanyaspori me Hadërgjonajn luan edhe mbrojtësi tjetër i Kosovës, Fidan Aliti.