Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Hadërgjonaj shënon dy gola në Kupë të Turqisë

Hadërgjonaj

Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, ka shënuar dy gola të martën në Kupë të Turqisë.

Hadërgjonaj luan për skuadrën e Alanyasporit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Alanyaspori barazoi 2:2 në shtëpi me skuadrën Karagumruk në kuadër të raundit të dytë të Grupit A.

Hadërgjonaj golin e parë e shënoi në minutën e 16-të. Ndërsa golin e dytë e realizoi nga penalltia në minutën e 74-t. Ai e kompletoi ndeshjen.

Ndeshjen tek Alanyaspori e kompletoi edhe mbrojtësi tjetër i Kosovës, Fidan Aliti.

Hadërgjonaj ka tri gola dhe një asistim në kupë. Ndërsa ka kontribuar edhe me një gol dhe dy asistime në kampionat.