Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, ka shënuar gol nga penalltia për Alanyasporin që humbi 2:1 nga Eyupspori. Mbrojtësi i krahut shënoi golin e barazimit 1:1 në minutën e 67-të. Ai kompletoi ndeshjen, kurse Fidan Aliti u largua nga fusha në minutën e 68-të.
Ndeshja Eyupspor – Alanyaspor i takoi xhiros së tretë të Superligës së Turqisë.
Për 31-vjeçarin Hadërgjonaj është goli i parë në dy ndeshje të edicionit aktual të Superligës turke të futbollit.