Mbrojtësi i Kosovës, Albian Hajdari, ka dalë me një deklaratë të fuqishëm pas humbjes nga Turqia të martën në “Fadil Vokrri”.
Kosova e humbi ndeshjen finale të plejofit për kualifikim në Kupën e Botës të këtij viti me rezultat 1:0 nga Turqia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHajdari ishte ndër më të mirët në fushë ndaj Turqisë deri në momentin e zëvendësimit. Ai e lëshoi fushën me fashë në kokë. Hajdari u godit pa dashje nga Vedat Muriqi.
“Asnjë pikë gjaku nuk është e tepërt për këtë vend! Sot Kosova mund të duket e vogël për shumëkënd, por një ditë do të jetë e madhe në zemrat e të gjithëve. Nga ndeshje e djeshme: humbëm, por krenaria nuk humbet kurrë. Kosova gjithmonë në zemër!”, ka shkruar Hajdari.
Shkrimin e shkurtër e ka publikuar me një fotografi duke e marrë ndihmën e parë nga stafi mjekësor i Kosovës.