Futboll

Hazrollaj shënon golin e parë me Rapidin

Drilon Hazrollaj

Drilon Hazrollaj e ka shënuar golin e parë me fanellën e Rapidit të Bukureshtit. Hazrollaj të shtunën shënoi gol në barazimin 2:2 të Rapidit ndaj Buduqnostit të Malit të Zi.

Ish-sulmuesi i Malishevës shënoi në minutën e 55-të për rezultatin 2:2.

Ai gjuajti fillimisht ndërsa topi u largua nga vija e portës. Por sulmuesi i krahut nuk gaboi pas tentimit të dytë, kur iu kthye topi.

Ndeshja miqësore u zhvillua në Sllovaki, ku skuadrat po i kryejnë përgatitjet për edicionin e ri.

Rapidi në Sllovaki do t’i luajë edhe tri miqësore tjera, ndaj Vardarit, Aluminijt dhe Sabahut.