Kishin kaluar plot 675 ditë prej kur Oxford United mori penallti për herë të fundit, para se të fitonte goditje nga pika e bardhë të shtunën.
Penalltia nuk i dha fund vetëm serisë që shtrihej në gati dy vjet, por gjithashtu do të thoshte se një tifoz i Oxford Unitedit më në fund mund të hiqte mjekrën e tij. Ai ishte betuar se nuk do të rruante mjekrën derisa ekipi i tij të merrte penallti, shkruan BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGary Hudson, kishte mbajtur parukë të verdhë dhe mjekër blu në ndeshje, për të mbledhur para për një fondacion.
“Filloi si shaka para Krishtlindjeve kur arritëm në 600 ditë. Dhe pastaj fillova ta mbajë parukën. Pastaj njerëzit thanë se duhet ta sponsorizoja, kështu që mendova të mbledhja para për fondacionin”, ka thënë Hudson.
Të shtunën kjo periudhë më në fund përfundoi, kur Cameron Brannnagan shënoi nga penalltia.
Pasi e kishte hequr mjekrën artificiale, Gary e hoqi edhe mjekrën natyrale drejtpërdrejt në një emision të BBC në Oxford, të hënën.
Ai mblodhi qindra funte për fondacionin.
Oxfordi garon në kategorinë e dytë angleze.