Barcelona dhe klubet e tjera të mëdha evropiane tani e dinë se sa duhet të paguajnë për transferimin e Fisnik Asllanit të Hoffenheimit.
“Pengesa më e madhe është financiare. Hoffenheimi, i vetëdijshëm për formën aktuale të lojtarit dhe interesimin, ka rritur kërkesat. Te klubi gjerman nuk parashikojnë largimin e tij për më pak se 50 milionë euro, një shifër shumë më e lartë se ajo që Barcelona kishte planifikuar të investonte. Te Barcelona po punonin për t’i shpenzuar 30 milionë euro. Por Hoffenheimi nuk e ka ndërmend ta shesë më pak se 50 milionë euro”, shkruan “Fichajes” të martën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Asllanin ka shumë interesim pas shkëlqimit me Hoffenheimin dhe me fanellën e Kosovës.
23-vjeçari ka shënuar nëntë gola dhe ka kontribuar me pesë asistime në Bundesligë.
Me Hoffenheimin ka kontratë deri në vitin 2029.