Futboll

Huijsen ka lëndim muskulor, nuk luan për Spanjën

hui

Mbrojtësi i Real Madridit, Dean Huijsen, është larguar nga grumbullimi i Spanjës për ndeshjet kualifikuese të Botërorit, për shkak të lëndimit muskulor. 

Ai do të zëvendësohet nga Aymeric Laporte i Athletic Bilbaos, ka njoftuar Federata e Futbollit e Spanjës të mërkurën. 

Huijsen, sipas Federatës spanjolle, ka telashe muskulore në këmbën e majtë. 

Ai luajti në tërë ndeshjen për Real Madridin në fitoren ndaj Villarrealit 3:1 të shtunën. 

Përzgjedhësi Luis de la Fuente, do të jetë në mungesë të disa lojtarëve shkaku i lëndimit, përfshirë edhe mesfushorin Rodri dhe sulmuesin Lamine Yamal. 

Spanja luan ndaj Gjeorgjisë të shtunën dhe ndaj Bullgarisë tri ditë më vonë.