Interi ka avancuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, por me shumë vështirësi.
“Nerazzurrët” të mërkurën mbrëma fituan 2:1 përballë Torinos.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja u zhvillua në stadiumin “U-Power” të Monzas, pasi “San Siro” po bëhet gati për ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore, që nisin më 6 shkurt.
Ange-Yoan Bonny shënoi për 1:0 në minutën e 35-të, ndërsa Andy Diouf e dyfishoi epërsinë në minutën e 48-të.
Kroati Sandro Kulenoviq e shënoi golin e vetëm për Torinon në minutën e 57-të.
Interi në gjysmëfinale përballë do ta ketë fituesin e ndeshjes Napoli – Como.
Napoli përballet me Comon më 10 shkurt në stadiumin “Diego Armando Maradona”.