Futboll

Interi ka shans prej 70 për qind për t’u bërë kampion

Inter

Interi ka 70 për qind shanse që ta fitojë titullin në Itali, sipas historisë së Serie A. 

Në 63 prej 93 edicioneve të kaluar në Serie A, ekipi që ka qenë në krye të tabelës pas pjesës së parë të kampionatit, është shpallur kampion, ka shkruar agjencia e lajmeve “AP” të enjten.  

Interi vendin e parë në pjesën e parë të kampionatit e siguroi të mërkurën mbrëma, kur Pio Esposito e shënoi golin e fitores 1:0 ndaj Lecces. 

Kjo fitore bëri që Interi të shkëputet në tabelë. 

Edhe dy vjet më parë, Interi ishte i pari në gjysmë të kampionatit dhe triumfoi në fund. Interi është po ashtu ekipi i fundit që e humbi titullin, pavarësisht se ishte kampion dimëror në vitin 2022. Titullin në atë vit e fitoi Milani. 

Interi e viziton Udinesen të shtunën, pak pasi Napoli të ballafaqohet me Sassuolon. Milani përballet me Leccen të dielën.