Futboll

Interi mposht Bolognan, rikthehet në krye të renditjes

Inter

Interi ka triumfuar 3:1 në shtëpi ndaj Bolognas të dielën mbrëma dhe është rikthyer në krye të renditjes në Serie A të Italisë. Ndeshja i takoi xhiros së 18-të të elitës italiane në futboll.

Piotr Zielinski (39’), Lautaro Martinez (48’) dhe Marcus Thuram (74’) realizuan për Interin, ndërsa Santiago Castro (83’) realizoi golin e vetëm për Bolognan. 

Interi pas 17 ndeshjeve të zhvilluara i ka 39 pikë, një më tepë se Milani e dy më tepër se Napoli. Bologna është e shtata me 26 pikë.