Ish-futbollisti i talentuar i Chelseat, Charly Musonda, ka vendosur që të largohet nga futbolli aktiv në moshën 28-vjeçare. Këtë e konfirmoi Musonda gjatë një interviste për “Rising Ballers”.
Vendimi i Musondas vjen për shkak të lëndimeve të shpeshta.
“Kam marrë një vendim. Do të tërhiqem nga futbolli profesional. Nuk ishte një vendim i lehtë. Më duhej pak kohë. Kam menduar për këtë gjatë dy vjetëve të fundit. Do të jem ende i përfshirë në futboll, në role për të ndihmuar lojtarët. Dua të ndihmoj lojtaret që nuk kanë mundësinë të shfaqin talentin e tyre”, ka thënë Musonda.
Ai te Chelsea u transferua në vitin 2012 nga Anderlechti. Musonda u paraqit së pari për grupmoshat e reja te klubi londinez. Për ekipin e parë të Chelseat debutoi në vitin 2017.
Ai luajti si i huazuar te disa skuadra si Real Betis, Celtic dhe Vitesse.
Së fundi u paraqit për skuadrën nga Qipro, Anorthosis Famagusta. Musonda me Përfaqësuesen U21 të Belgjikës i luajti 12 ndeshje dhe kontribuoi me një gol.