Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ish-sulmuesi i Nigerisë vdes gjatë një ndeshjeje miqësore

Michael Eneramo

Ish-sulmuesi i Nigerisë, Michael Eneramo, ka vdekur të premten pasi ka kolapsuar në fushë gjatë një ndeshjeje miqësore, ka njoftuar Federata e Futbollit e Nigerisë. 

40-vjeçari ka pësuar arrest kardiak pesë minuta pasi nisi pjesa e dytë në ndeshjen që u zhvillua në Kaduna, shkruan tutje në njoftim. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Enarmo ka luajtur në klube në Turqi dhe Tunizi, ndërsa i pati 10 paraqitje me Nigerinë. 

Ai debutoi te Nigeria në miqësoren ndaj Xhamajkës në vitin 2009. 

Eneramo njihej me nofkën “tanku” nga tifozët e klubit tunizian, Esperance Sportive de Tunis. Ai njihej për fizik të fortë, ndërsa Esperancen e ndihmoi ta fitojë një trofe.