Mesfushori Muharrem Jashari ka vazhduar me paraqitje të mira në elitën e futbollit të Ukrainës. Jashari asistoi në barazimin 1:1 të Cherkasyt ndaj Polissaya Zhytomyrit.
Cherkasy e shënoi golin në minutën e 34-t, nëpërmjet Dmytro Topalov.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së shtatë të Premier Leagues së Ukrainës. Për Jasharin është asistimi i tretë, ndërsa ka shënuar edhe dy gola me fanellën e skuadrës ukrainase. Jashari kompletoi takimin. Deri në fund të ndeshjes për Cherkasyn luajti edhe mbrojtësi Hajdin Salihu.
Cherkasy zë vendin e katërt me 11 pikë.