Skuadra e Barcelonës është e interesuar që t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit të Chelseat, Joao Pedro.
Braziliani Pedro është objektivi kryesor i Barçës për afatin kalimtar të verës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë transferim i mundshëm i Pedros, do t’i kushtonte Barçës rreth 70 milionë euro. Kështu ka shkruar të enjten “Mundo Deportivo”.
Tashmë Barça ka kontaktuar menaxherin e Pedros, derisa sulmuesi 24-vjeçar po pëlqehet nga shtabi teknik i gjigantit katalunjas.
Barcelona është në kërkim të një sulmuesi të ri për edicionin e ardhshëm pasi që kontrata e polakut Robert Lewandowski përfundon më 30 qershor.
Barça po e kërkon edhe transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Julian Alvarez.
Pedro me Chelsean ka kontratë deri në verën e vitit 2033.
24-vjeçari me klubin londinez këtë edicion ka 20 gola dhe nëntë asistime në 48 paraqitje.