Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Juve ngjitet në vendin e tretë, 7 minuta për Zhegrovën

Edon Zhegrova

Juventusi ka mposhtur Leccen 1:0 për t’u ngjitur në pozitën e tretë në Serie A.

“Zonja e Vjetër” ka mbërritur në kuotën e 68 pikëve pas fitores e realizuar të shtunën falë golit të Dushan Vlahoviqit në minutën e parë.  Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 36-të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Juve e kaloi Milanin që ngeli i katërti me një pikë më pak, por po ashtu me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Edhe një herë, ylli i Kosovës Edon Zhegrova u paraqit krejt në fund. Ai zëvendësoi Francisco Conceicaon në minutën e 83-të.

Te Lecce u paraqit për 90 minuta Ylber Ramadani. Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund, Lecce është e 17-ta në tabelë me katër pikë më shumë se Cremonense që po vazhdon luftën për mbijetesë.